Presidenti Hashim Thaçi sot ka qëndruar në Ambasadën e Britanisë së Madhe në Prishtinë, ku është takuar me ambasadorin Ruairi O’Connell.
Pas përfundimit të takimit në rezidencën e ambasadorit britanik, kur është pyetur për arsyen e kësaj vizite, Thaçi e dha këtë përgjigje:
“Për drekë, veç për qejf”, tha ai.
Më shumë se kaq nuk foli, e as nuk sqaroi nëse një takim sikurse me britanikun e më kolegë të këtij të fundit e pati me herët gjatë ditës.
Gjatë takimit me ambasadorin britanik, preidenti Thaçi është shoqëruar nga dy këshilltarët e tij, Blerim Shala dhe Ardian Arifaj.
As nga Ambasada britanike nuk dhanë shumë detaje rreth kësaj vizite të Thaçit.