Kryetari i Partisë Demokratike Shqiptare, Menduh Thaçi sot në selinë e partisë priti në takim Ambasadorin e ri të Francës, Christian Timonier, njofton Telegrafi Maqedoni.
Në takim u bisedua për tema lidhur me çështjet aktuale politike në vend dhe rajon, për zgjedhjet e parakohshme parlamentare, si dhe për proceset integruese të vendit.
Kryetari Thaçi e njoftoi Ambasadorin Francez me qëndrimet e PDSH-së rreth situatës politike në vend dhe procesit të zgjedhjeve të parakohshme, si dhe për ofertën e PDSH-së që, si sipas kësaj partie, do ta zgjidhnin problemet e brendshme dhe do ta përshpejtonin integrimin e vendit në strukturat euro-atlantike, NATO dhe BE.
Bashkëbiseduesit u pajtuan se zgjedhjet e parakohshme parlamentare duhet të jenë korrekte, të besueshme dhe demokratike, për ta rikthyer vendin në agjendën e integrimeve euro-atlantike./Telegrafi/