Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, në Facebook shkruan se sfidë e radhës për Kosovën është që t’i bëj gjeneratat e reja krenare me shtetin e tyre dhe kualitetin e jetës së tyre.
“Të dashur qytetarë, së bashku e kemi pasuruar rrëfimin tonë të ndjeshëm për shtetin, ku zgjedhjet, ceremonitë, festat nacionale janë stolisje e shtetësisë sonë. Si president, në këto përpjekje dhe synime do të jem gjithnjë pranë jush dhe nuk kam asnjë dyshim që do të dalim faqebardhë”, shkruan ai.
Thaçi thotë se qytetarët e Kosovës kanë kaluar shumë sfida deri në bërjen e shtetit, por sfidë e radhës për Thaçin është që t’i bëj të ndjehen krenarë gjeneratat e reja me shtetin e tyre dhe kualitetin e tyre të jetës.
“Ne kemi kaluar shumë sfida së bashku deri sa e kemi bërë shtetin. Por, sfida jonë e tashme është që t’i bëjmë krenarë gjeneratat e reja me shtetin e tyre, me kualitetin e tyre të jetesës. T’i bëjmë ata pjesë thelbësore të projektit demokratik, të shtetit të së drejtës”, ka thënë Thaçi.