Site icon Telegrafi

Thaçi: Do t’i afirmojmë të drejtat e LGBT-së

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka dalë në mbështetje të marshit të organizuar sot nga komuniteti LGBT, duke theksuar se secili qytetar i ka të drejtat e garantuara me ligj.

Sipas tij, në Kosovën evropiane, të gjitha të drejtat e qytetarëve janë të garantuara me ligj dhe Kushtetutë.

“Jemi për t’i afirmuar këto të drejta, sepse në Kosovë çdo qytetar pa dallim etnie, gjinie, i kanë të drejtat e barabarta, dhe ne do t’i afirmojmë këto të drejta në këtë marsh”, ka theksuar Thaçi.

Ndërsa në pyetjen e gazetarëve drejtuar presidentit Thaçi, se a do të kishte pranuar të martohej më një burrë, ai nuk ka pranuar të përgjigjet, duke e injoruar pyetjen e gazetarit. /Telegrafi/

Exit mobile version