Sonte është mbajtur ceremonia e shënimit të 242 vjetorit të Pavarësisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës.
Ambasadori amerikan, Greg Delawie, gjatë fjalimit, ndër të tjera tha se është viti që Kosova duhet të tejkalojë dallimet me Serbinë, duke arritur kështu marrëveshje përfundimtare.
“Kosova vuan nga mosnjohja e shtetit, sidomos në aspektin ekonomik dhe në investime, Kosova mund të bashkohet në NATO ose EU pa normalizuar marrëdhëniet me Serbinë” tha Delawie.
Ai përmendi edhe luftimin e korrupsionit, që sipas tij është problem madhor që ka Kosova.
Në këtë ceremoni kanë marrë pjesë edhe krerët e vendit, Presidenti Hashim Thaçi, Kryeministri Ramush Haradinaj e figura të tjera politike e të shoqërisë civile.
Thaçi tha se 4 Korriku, Ditën e Pavarësisë së Amerikës, kosovarët e festojnë sikur të ishte festë shtetërore e Kosovës.
“Kjo është e kuptueshme për shtetin me pro amerikan në botë. Kështu ka qenë dhe do të mbetet, sepse vlerat tona i bashkohen popullit amerikan”, tha presidenti.
Sipas tij, Kosova i ka pranuar këto vlera dhe po punon për të qenë pjesë e BE-së, NATO-s dhe OKB-së.
“Ne jemi në rrugë të duhur për të arritur këtë qëllim. Luftimi i krimit dhe korrupsionit do ta lehtësojë këtë rrugëtim”, tha ai, duke shtuar se pengesa kryesore e këtij rrugëtimi mbetet arritja e marrëveshjes përfundimtare dhe ligjërisht të obligueshme për normalizimin e marrëdhënieve me Serbinë. /Telegrafi