Kryetari i PDSH-së është takuar me Ambasadorin e Francës në Maqedoni, Christian Thimonier me të cilin kanë biseduar për të ardhmen e vendit dhe aktualitetet politike në vend.
Thaçi dhe Thimonier kanë diskutuar për procesin euro-atlantik të Maqedonisë dhe kanë vlerësuar rolin e PDSH-së në politikën ditore.
”Kryetari Thaçi e njoftoi Ambasadorin Francez me qëndrimet e Partisë Demokratike Shqiptare rreth situatës politike, si dhe për pikëpamjet e PDSH-së lidhur me reformat e duhura dhe integrimin e vendit në strukturat Euro-Atlantike, duke potencuar se procesi Euro-Atlantik është prioritet absolut për Partinë Demokratike Shqiptare dhe shqiptarët e Maqedonisë. Bashkëbiseduesit u pajtuan se me mbarimin e procesit zgjedhor vendi urgjentisht duhet rikthyer në agjendën e reformave dhe integrimeve Euro-Atlantike.” thuhet në deklaratën dërguar Telegrafit në Maqedoni nga PDSH-ja.
Thaçi tha se do të takohet edhe me zyrtarë tjerë për të shpalosur qëndrimin e PDSH-së. /Telegrafi/