Presidenti Hashim Thaçi në ditën botërore të zjarrfikësve ka thënë se institucionet e Kosovës duhet të bëjnë më shumë për mirëqenien e zjarrfikësve.
“Sot është Dita Ndërkombëtare e heronjve të përditshëm të shoqërisë sonë, zjarrfikësve. I uroj të gjitha vajzat dhe djemtë tanë, që përditë deri në vetëmohim luftojnë kundër zjarrit, për të shpëtuar jetë dhe prona të qytetarëve tanë. Institucionet e Kosovës, por edhe mbarë shoqëria jonë, duhet të bëjnë më shumë për mirëqenien e tyre, duke investuar kështu në sigurinë tonë kolektive”, ka shkruar ai.
Katër Maji u përcaktua si dita botërore e zjarrfikësve që nga viti 1999, pasi katër zjarrfikës në Australi vdiqën në rrethana tragjike nga flakët. /Telegrafi/