Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka uruar përmes telefonit homologun e tij, Aleksandër Vuçiq për zgjedhjen e tij si presidenti i ri i Serbisë.
Këtë e ka bërë të ditur vetë Thaçi përmes një postimi në llogarinë e tij në Twitter dhe në Facebook, shkruan Telegrafi.
“Sapo zhvillova një bisedë telefonike me Presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq, të cilin e urova për detyrën e re. Gjithashtu, diskutuam dhe u pajtuam të vazhdojmë dialogun për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, si dhe të punojmë bashkërisht për zgjidhjen e të gjitha çështjeve me interes të ndërsjellë”, ka shkruar Thaçi. /Telegrafi/
I just had a call w/ @avucic. I congratulated him on the new position. We discussed & agreed on need to continue dialogue on normalization.
— Hashim Thaçi (@HashimThaciRKS) June 27, 2017