Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, gjatë qëndrimit të tij në Japoni ka darkuar me kryeministrin japonez, Shinzo Abe.
Në një postim që e ka bërë në Twitter, presidenti Thaçi shkruan se ky samit ishte prodhues.
Tutje, ai shtoi se kanë rënë dakord që të zgjerojnë bashkëpunimin në fusha të reja mes dy shteteve.
“Samiti prodhues dhe darka me kryeministrin Abe Shinzo. Ne ramë dakord për mbështetje të ndërsjellë, bashkëpunim më të madh dypalësh në forume ndërkombëtare, duke përfshirë zgjerimin e bashkëpunimit në fusha të reja midis Kosovës dhe Japonisë”, ka shkruar Thaçi. /Telegrafi/
Productive Summit&Dinner with PM @AbeShinzo. We agreed to mutual support, greater bilateral collaboration in international fora, including expand cooperation in new areas between #Kosovo and #Japan. pic.twitter.com/zHCKhNhhSi
— Hashim Thaçi (@HashimThaciRKS) September 14, 2019