Telegrafi

Thaçi: Të zgjedhurit e popullit, t’i lënë anash interesat politike dhe të punojnë për krijimin sa më të shpejtë të institucioneve

Presidenti Hashim Thaçi ka uruar deputetët e Legjislaturës së Shtatë për konstituimin e Kuvendit të Republikës së Kosovës, duke iu dëshiruar punë të mbarë në detyrat e tyre.

Përmes një shkrimi në Facebook, kreu i vendit, ka thënë se, Kosova ka shumë sfida përpara dhe deputetët e ardhëm duhet t’i lënë anash interesat politike dhe të punojnë për krijimin sa më të shpejtë të institucioneve.

Lexo po ashtu Fjalimi i parë i Glauk Konjufcës në cilësinë e kryetarit të Kuvendit

“Republika e Kosovës ka sfida të shumta përpara, që kërkojnë nivel të lartë të përgjegjësisë për t’i tejkaluar, prandaj të gjithë të zgjedhurit e popullit duhet t’i lënë anash interesat politike dhe të punojnë për krijimin sa më të shpejtë të institucioneve të Republikës së Kosovës”, ka shkruar Thaçi.

Ndryshe, me 75 vota pro, 27 kundër dhe 6 abstenime në seancën e sotme plenare, Glauk Konjufca nga Lëvizja Vetëvendosje është zgjedhur kryetar i ri i Kuvendit të Kosovës.