Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka theksuar se ekzekutivi i ri i vendit do të formohet në afatin e paraparë kohor.
Ai pas takimeve në Bruksel gjatë një interviste për RTK-në tha se në afat rekord do të themelohet Qeveria e Kosovës në përputhje me Kushtetutën e Kosovës.
“Do t’i kryejë detyrat e mija, duke respektuar edhe legjitimitetin qytetarë”, ka shtuar Thaçi. /Telegrafi/