Presidenti i vendit, Hashim Thaçi iu ka shprehur mirënjohje mjekëve të QKUK-së për kujdesin dhe profesionalizmin që kanë treguar për trajtimin e ish-kryeministrit Bajram Rexhepi.
Thaçi tha se vazhdojnë të shpresojnë për përmirësimin e gjendjes shëndetësore të ish-kryeministrit.
Lexoni të plotë postimin e Thaçit në Facebook:
“Vazhdojmë të shpresojmë për përmirësimin e gjendjes shëndetësore të ish-kryeministrit Bajram Rexhepi pas fillimit të trajtimit jashtë Kosovës.
Iu shpreh mirënjohje mjekëve të QKUK-së për kujdesin dhe profesionalizmin që treguan për trajtimin adekuat të z. Bajram Rexhepi”. /Telegrafi/