Site icon Telegrafi

Thaçi të martën udhëton në SHBA, merr pjesë në Lutjet e Mëngjesit

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, do të jetë pjesë e Lutjeve të Mëngjesit në Uashington.

Sipas Zyrës për Informim në Presidencën e Kosovës, Thaçi ka pranuar ftesën disa javë më parë për këtë ngjarje të organizuar nga dy partitë në Kongresin Amerikan, ku merr pjesë edhe presidenti amerikan Donald Trump.

Në presidencë kanë thënë për lajmi.net se ditëve të ardhshme do të shpalosin agjendën e plotë të presidentit Thaçi në Amerikë.

Ndryshe, ceremonia e Lutjeve të Mëngjesit i drejtohet nga presidenti i SHBA-së dhe shërben si takim ndërkombëtar, me pjesëmarrjen e personaliteteve të larta nga mbi 130 vende të botës, si: senatorë, kongresistë amerikanë, anëtarë të qeverisë amerikane, zyrtarë të lartë të administratës dhe personalitete të ndryshme të botës nga fusha e artit, kulturës dhe shkencës.

Exit mobile version