Telegrafi

Thaçi: Do të jemi gjithmonë pranë fermerëve

Presidenti i vendit, Hashim Thaçi ka uruar fermerët për nisjen e korrje-shirjeve. Thaçi përmes një postimi në Facebook ka thënë se si institucione të vendit, si president i vendit, do të jemi gjithmonë pranë fermerëve, në mbështetje të tyre, për t’i plotësuar nevojat dhe kërkesat e tyre.

Postimi i plotë:

Korriku është muaji i të korrave të grurit dhe ato tashmë kanë nisur edhe në Kosovë. Është kënaqësi të shikojmë nga afër punën e fermerëve tanë të vyeshëm. Si institucione të vendit, si president i vendit, do të jemi gjithmonë pranë fermerëve, në mbështetje të tyre, për t’i plotësuar nevojat dhe kërkesat e tyre. Fermerët tanë po bëjnë punë shumë të mirë dhe jam i bindur se tërë sezoni i korrje-shirjeve të grurit do të jetë i mbarë. /Telegrafi/