Anëtarësimi i Kosovës në UEFA dhe FIFA, nënkupton edhe ndërtimin e stadiumeve që do t’i plotësojnë standardet për zhvillimin e ndeshjeve ndërkombëtare.
Për këtë gjë është i vetëdijshëm presidenti Hashim Thaçi, i cili është zotuar për ndërtimin e një stadiumi në Prishtinë.
“Pas anëtarësimit në UEFA dhe FIFA, kombëtares së Kosovës i duhet një vend dinjitoz për zhvillimin e garave ndërkombëtare”.
“Do të bëjmë çmos që sa më parë të fillojë ndërtimi i stadiumit të ri në kryeqytet, me kapacitet prej 30 mijë ulëse, i prezantuar kohë më parë”.
“Vetëm kështu, anëtarësimi në UEFA dhe FIFA merr kuptim”, shkruan në postimin e Thaçit në Facebook.
Ndërkohë që fotografia e stadiumit që e shoqëron postimin është ajo e Cardiffit. /Telegrafi/