Telegrafi

Thaçi: Tash na pret punë e madhe në zbatimin e MSA-së

Presidenti në ardhje, Hashim Thaçi ka uruar qytetarët me rastin e fillimit të zbatimit të Marrëveshjes së Stabilizim-Asocimit, duke e quajtur hap historik në rrugëtimin drejt familjes evropiane.

Lexoni të plotë postimin e tij në Facebook:

“Sot hyri në fuqi Marrëveshja e Stabilizim-Asocimit në mes të Kosovës dhe BE-së, duke shënuar kështu hapin e parë historik në rrugën e anëtarësimit tonë në familjen evropiane.

Shumë gjenerata e kanë pritur këtë ditë, që edhe zyrtarisht të bëhemi pjesë e tregut të përbashkët evropian.

Uroj ekipin negociues, institucionet, bizneset dhe të gjithë qytetarët e Kosovës.

Tash na pret një punë madhore në implementimin e MSA-së në çdo sferë të ekonomisë, të politikës dhe të drejtave të njeriut, për të mirën e përgjithshme të shoqërisë”. /Telegrafi/