Presidenti Hashim Thaçi, ka takuar studentët e Fakultetit Juridik të Universitetit “Hasan Prishtina”.
Këtë e ka bërë të ditur përmes profilit të tij në Facebook.
Siç ka thënë Thaçi, në këtë takim është diskutuar për të ardhmen, historinë, drejtësinë, mirëqenien dhe fqinjësinë e mirë.
“Në ajrin e pastër të Kosovës, sot kalova kohë me studentët e Fakultetit Juridik të Universitetit ‘Hasan Prishtina’. Biseduam për të ardhmen, historinë, drejtësinë, mirëqenien dhe fqinjësinë e mirë”.