Telegrafi

Thaçi – Rama, pajtohen për hapjen e kufirit mes dy vendeve si dhe përmendet bashkimi i Luginës me Kosovën

Foto arkivi

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka zhvilluar një takim me kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama.

Këtë e ka bërë të ditur përmes një shkrimi në Facebook.

Thaçi ka njoftuar se me kryeministrin Rama ka biseduar për domosdoshmërinë e hapjes së plotë të kufirit Kosovë-Shqipëri dhe krijimin e një hapësire shqiptare pa kufi, nën ombrellën euroatlantike.

Lexo po ashtu Thaçi në Tiranë, takohet me Ilir Metën

“Sapo zhvillova një takim me kryeministrin e Republikës së Shqipërisë, Edi Rama, ku mes tjerash biseduam për domosdoshmërinë e hapjes së plotë të kufirit Kosovë-Shqipëri dhe krijimin e një hapësire shqiptare pa kufi, nën ombrellën euroatlantike.

Në takim është folur edhe për bashkimin e Preshevës, Medvegjës dhe Bujanocit me territorin e Kosovës.

Në këtë takim ngritëm nevojën e korrigjimit të padrejtësive historike, duke bashkuar faktorin shqiptar rreth sensibilizimit të së drejtës të bashkëngjitjes së Preshevës, Medvegjës dhe Bujanocit me territorin e Republikës së Kosovës”, ka shkruar Thaçi.

Gjatë ditës, ai ka takuar edhe presidentin shqiptar, Ilir Meta, derisa pasdite takon edhe përfaqësues e lartë të BE-së, Frederica Mogherni./Telegrafi/