Telegrafi

Thaçi takon Ramën (Foto)

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçin është takuar me kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama.

Lajmi e ka bërë të ditur kryeministri Rama, përmes publikimit të një fotografie në rrjetin social Instagram.

“Fotografia e Ditës”, është mbishkrimi i fotos, që e ka shkruar Rama.

Takimi i kryeminstrit Rama dhe presidentit Thaçi vjen në kohën kur të dy vendet, Kosova dhe Shqipëria po përballen me kriza të mëdha politike e socile.

Edi Rama ditëve të fundit po përballet me protestat e studentëve dhe mospajtimet e hapura me presidentin Ilir Meta, i cili refuzoi t’a dekretonte ministrin e Jashtëm në ‘Qeverinë Rama’, Gent Cakaj – që vinte nga Kosova.

Ndërsa në Kosovë, temë kryesore vazhdon të jenë përplasjet rreth taksës dialogut me Serbinë dhe çështjes së ndryshimit të kufijive, taksës ndaj produkteve serbe grevat në arsim e shëndetësi.

Presidenti Thaçi dje ka kërkuar që të mos prishet aleanca me SHBA-të, duke iu referuar kërkesës së SHBA-së për heqjen e taksës së vendosur nga Qeveria e Kosovës, ndaj produkteve që importohen nga Serbia dhe Bosnja e Hercegovina.

Javën e kaluar ishin ngritur shumë polemika për vendndodhjen e presidentit Thaçi, për shkak të mos paraqitjes së tij për disa ditë në media.

Nuk bëhet e ditur se ku ka ndodhur takimi mes Thaçit dhe Ramës, por në bazë të fotos së publikuar, ai mund të jetë zhvilluar në ndonjë lokal diku në Shqipëri./Telegrafi/