Telegrafi

Thaçi takon Ramën, flasin për bashkëpunimin dhe koordinimin e hapave në zhvillimet e reja ndërkombëtare

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, është takuar me kryeministrin Edi Rama, sot gjatë qëndrimit në Tiranë.

Thaçi në një postim në llogarinë e tij në Facebook, ka shkruar se me Ramën kanë biseduar për avancimin e bashkëpunimit për të promovuar sa më mirë interesat e shteteve.

“Gjatë qëndrimit në Tiranë takova edhe kryeministrin Edi Rama, me të cilin biseduam për avancimin e bashkëpunimit dhe koordinimin e hapave në zhvillimet e reja ndërkombëtare, për të mbrojtur dhe promovuar sa më mirë interesat e shteteve dhe të qytetarëve tanë”, ka shkruar Thaçi.

Ndryshe Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka marrë pjesë në konferencën “Feja si instrument i paqes”, të organizuar nga Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Ilir Meta, në bashkëpunim me Departamentin e Shtetit të SHBA-së në Tiranë. /Telegrafi/