Site icon Telegrafi

Thaçi kërkon vendosjen e marrëdhënieve diplomatike me Kiribatin

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, i cili është duke qëndruar për vizitë në SHBA, ka zhvilluar sonte një takim me Presidentin e Kiribatit, Taneti Maamau.

Thaçi përmes një postimi në Facebook ka thënë se me Maamau ka kërkuar vendosjen e marrëdhënieve diplomatike, si dhe ka diskutuar për mundësi të thellimit të bashkëpunimit.

Postimi i plotë i Thaçit:

“Në New York zhvilluam një takim me Presidentin e Kiribatit, Taneti Maamau, me të cilin biseduam për mundësinë e thellimit të bashkëpunimit bilateral ndërmjet dy shteteve tona. Nga Presidenti i Kiribatit kërkova që dy shtetet tona të vendosin marrëdhënie diiplomatike, si parakusht për të forcuar lidhjet tona, pasi Kiribati më herët e ka njohur pavarësinë e Kosoves”, ka shkruar Thaçi.

Hashim Thaçi pritet sonte të takojë edhe Presidentin amerikan Donald Trump. Takimi do të zhvilloet në orën 02:00 pas mesnate, sipas kohës në Kosovë. /Telegrafi/

Exit mobile version