Telegrafi

Thaçi takon presidentin e Gajanës, flasin për bashkëpunimin ekonomik

Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, ka takuar mbrëmë në Nju Jork, Presidentin e Gajanës, David Arthur Granger, ku është shprehur interesimi në rritjen e bashkëpunimit ekonomik, duke përfshirë edhe fushën e minierave, dhe të shkëmbimeve tregtare mes dy shteteve.

I pari i vendit theksoi se mbështetja e Gajanës për anëtarësimin e Kosovës në organizatat ndërkombëtare është shumë e rëndësishme.

Presidenti Thaçi tha se Gajana mund ta mbështesë Kosovën për t’i bindur shtetet e CARICOM-it që nuk e kanë njohur Kosovën ta pranojnë pavarësinë e saj.

Të dy krerët shtetërorë diskutuan edhe për mundësitë për bashkëpunimin mes dy vendeve në programe të ndryshme arsimore dhe në shkëmbimin e studentëve./Telegrafi/