Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, në kuadër të Forumit të Paqes në Paris ka takuar ministrin e Jashtëm të Kroacisë, Gordan Grlic-Radman.
Thaçi në një postim në llogarinë e tij në Facebook ka shkruar se me ministrin Grlic-Radman janë pajtuar që Kosova dhe Kroacia kanë partneritet strategjik dhe janë të përkushtuara për arritjen e paqes dhe stabilitetit në tërë Ballkanin Perëndimor.
“Në kuadër të Forumit të Paqes në Paris takova edhe Ministrin e Jashtëm të Kroacisë, Gordan Grlic-Radman. Me ministrin Grlic-Radman u pajtuam se Kosova dhe Kroacia kanë partneritet strategjik dhe janë të përkushtuara për arritjen e paqes dhe stabilitetit në tërë Ballkanin Perëndimor”, ka shkruar ai. /Telegrafi/