Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka takuar të premtën kryesuesin e Komisionit për Punë të Jashtme në Parlamentin Evropian, David McAllister, me të cilin ka diskutuar për rrugën e Kosovës drejt BE-së.
Të premten pak para mesnatës, Thaçi ka raportuar për një takim me europaralmentarin, që është raportues për Serbinë në Parlamentin Evropian.
“Me David McAllister, Kryesues i Komisionit për Punë të Jashtme në Parlamentin Evropian, diskutuam për rrugën e Kosovës drejt BE-së. Që tani jemi të bashkuar në vlera e parime. Fuqia jonë e vërtetë është uniteti dhe këmbëngulja në jetësimin e aspiratës sonë euroatlantike”, ka shkruar Thaçi në Fcebook. /Telegrafi/