Telegrafi

Thaçi takon Këshilltarin për Siguri Kombëtare të Presidentit Trump: Zoti e bekoftë miqësinë e përjetshme mes popujve tanë

Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, në Shtëpinë e Bardhë ka takuar Robert O’Brien, Këshilltarin për Siguri Kombëtare të Presidentit të SHBA-së, Donald Trump.

Thaçi ka thënë se liria, pavarësia dhe suksesi i Kosovës është pashmangshëm i lidhur me bashkërendimin tonë me aleatët tanë, para së gjithash me Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

“Sot në Shtëpinë e Bardhë pata një takim të shkëlqyer me Robert O’Brien, Këshilltarin për Siguri Kombëtare të Presidentit Trump. Liria, pavarësia dhe suksesi i Kosovës është pashmangshëm i lidhur me bashkërendimin tonë me aleatët tanë, para së gjithash me Shtetet e Bashkuara të Amerikës.  Zoti e bekoftë miqësinë e përjetshme mes popujve tanë”, ka shkruar Thaçi sipër fotografisë së shpërndarë me Robert O’Brien.

Thaçi gjatë vizitës në SHBA ka takuar kongresistin Eliot Engel, Sekretarin Amerikan të Shtetit, Mike Pompeo, Zëvendëssekretarin e Mbrojtjes, David Norquist e shumë personalitete tjera. /Telegrafi/