Site icon Telegrafi

Thaçi takon kancelarin austriak Kurz

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, sot do të pritet në një takim zyrtar nga kancelari austriak, Sebastian Kurz.

Sipas agjendës së Presidentit, ai sot pasdite do të zhvillojë një takim rreth një orësh me kancelarin Kurz, derisa gjatë qëndrimit në Vjenë pritet të zhvillojë takime me shumë personalitete të jetës politike dhe publike.

Thaçi po ashtu në një ceremoni të veçantë, do të jetë nikoqirë i shumë miqve të Kosovës, të cilët kanë kontribuar për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës.

Presidenti Thaçi pritet të marrë pjesë në promovimin e librit biografik “New State, Modern Statesman Hashim Thaçi – A Biography”, i cili pritet të promovohet nga Akademia Diplomatike e Vjenës.

Në këtë promovim do të merr pjesë, autorja Suzy Jagger, ambasadori, Alber Rohn dhe ambasadori Wolfgang Petrisch, derisa si i ftuar i special do të flas edhe presidenti Thaçi.

Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, muaj me parë, kishte zhvilluar një takim bilateral edhe me presidentin e Republikës së Austrisë, Alexander Van der Bellen, në Pallatin Hofburg në Vjenë.

Foto: Arkiv

Exit mobile version