Site icon Telegrafi

Thaçi takon ish-zv/presidentin amerikan Joe Biden

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka takuar këtë të shtunë ish zëvendës presidentin e SHBA-së, Joe Biden.

Thaçi, përmes një postimi në Facebook, ka thënë se ka pasur ta takojë mikun e tij dhe të Kosovës.

“Gjatë qëndrimit në SHBA, pata kënaqësinë ta takoj mikun tim dhe të Kosovës, ish zv. Presidentin Joe Biden.

Në ditët tona më të vështira, Biden ishte zëri ynë. I tillë do të mbetet përgjithmonë.

Përjetësisht do t’i jemi mirënjohës zotit Biden dhe familjes së tij, me të cilën Kosova ka lidhje të veçantë, ashtu siç është e veçantë dhe e përjetshme miqësia e jonë me SHBA-në”, ka shkruar ai në Facebook. /Telegrafi/

Exit mobile version