Presidenti i vendit, Hashim Thaçi ka takuar arbëreshë të Shën Benediktit, ndërsa tha se kanë shpalosur kujtime nga e kaluara dhe të arriturat e komunitetit arbëresh në Kalabri.
Thaçi në një postim në rrjetin social Facebook njoftoi se ka pasur edhe një darkë me kryetaren e Shën Benediktit, Amelia Capparelli.
“Mbrëmë patëm një takim të përzemërt me arbëreshë të Shën Benediktit dhe një darkë të shtruar nga kryetarja e Shën Benediktit, Amelia Capparelli. Shpalosëm kujtimet nga e kaluara dhe të arriturat e komunitetit arbëresh në Kalabri”, shkruan Thaçi në Facebook. /Telegrafi/