Telegrafi

Thaçi takon ambasadorin italian: Jemi mirënjohës për mbështetjen e vazhdueshme të Italisë për shtetin e Kosovës

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka takuar ambasadorin e Italisë në Kosovë, Piero Cristoforo Sardi, me të cilin ka diskutuar për marrëdhënie mes dy vendeve.

Në një postim në llogarinë e tij në Facebook, Thaçi ka shkruar se jemi mirënjohës për mbështetjen e vazhdueshme të Italisë për popullin dhe shtetin e Kosovës.

“Është gjithmonë kënaqësi të takohem me Ambasadorin e Italisë në Kosovë, Piero Cristoforo Sardi. Dy shtetet tona kanë marrëdhënie të shkëlqyera dhe jemi mirënjohës për mbështetjen e vazhdueshme të Italisë për popullin dhe shtetin e Kosovës”, ka shkruar ai./Telegrafi/