Telegrafi

Thaçi takon ambasadorët e shteteve të Quintit, diskutojnë për demarkacionin

Ambasadorët e shteteve të Quintit kanë pasur sot një takim me presidentin e Kosovës, Hashim Thaçi.

Telegrafi mëson se në takim ishte edhe kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli dhe kryeministri i vendit, Ramush Haradinaj.

Burime të Telegrafit kanë treguar që në takim është diskutuar për çështjen e Demarkacionit.

Ndryshe, sot Qeveria e Kosovës sot mban dy mbledhje, të parën në orën 10:00 e cila tashmë ka filluar dhe ka pikë të rendit të ditës, tërheqjen e projektligjit për Demarkacionin.

Mbledhja e dytë mbahet në orën 16:00 dhe pikë e rendit të ditës është Plotësim-ndryshimi i Projektligjit për Demarkacionin.

Një seancë ishte paraparë që të mbahet sot për Demarkacionin por që është shtyrë për një ditë tjetër.