Telegrafi

Thaçi takoi Sekretarin e Jashtëm britanik, Boris Johnson

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi gjatë qëndrimit në Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara, sot ka takuar Sekretarin e Shtetit për Punë të Jashtme të Mbretërisë së Bashkuar, Boris Johnson.

Gjatë takimit, siç njofton përmes një postimi në Facebook, presidenti Thaçi ka marr konfirmimin për mbështetjen e plotë të Mbretërisë së Bashkuar për konsolidimin e brendshëm të Kosovës.

Postimi i plotë Thaçit:

“Pata kënaqësinë që takimet në seancën e radhës të Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara t’i filloj me një takim me Sekretarin e Shtetit për Punë të Jashtme të Mbretërisë së Bashkuar, Boris Johnson.

E falënderova Sekretarin Johnson për mbështetjen e fuqishme të Britanisë së Madhe për forcimin e subjektivitetit ndërkombëtar të Kosovës.

Në këtë takim të shkurtër, mora konfirmimin për mbështetjen e plotë të Mbretërisë së Bashkuar për konsolidimin e brendshëm të Kosovës, për perspektivën e saj integruese euro-atlantike, për dialogun dhe normalizimin e marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë.

Sekretari Johnson uroi për themelimin e institucioneve të vendit. HTH” (sic), ka shkruar Thaçi. /Tdelegrafi/