Site icon Telegrafi

Thaçi takoi në Hagë ish-ambasadorin amerikan për krime lufte

Presidenti i zgjedhur Hashim Thaçi sot në Hagë ka takuar ish-ambasadorin amerikan për krime lufte Stephen J.Rapp, i cili vitin e kaluar ka vizituar Kosovën duke kërkuar nga autoritetet kosovare që ta themelojnë Gjykatën Speciale.

Thaçi dje ka mbajtur një ligjëratë në Institutin e Hagës për paqe, ku Rapp tani është duke qëndruar për një rezidencë 6 mujore.

“I ftuar nga Instituti i Hagës për Drejtësi Globale, pata kënaqësinë të kem edhe një bashkëbisedim me udhëheqësin e saj, Dr. Abi Williams, dhe me Stephen J. Rapp. Biseduam për zhvillimet në Kosovë. HTH” , ka shkruar Thaçi në Facebook.

Rapp ka shërbyer si ambasador i nivelit të lartë në State Department. Në këtë pozitë ai ka koordinuar mbështetjen e Qeverisë së SHBA ndaj Tribunaleve Kriminale ndërkombëtare përfshirë Gjykatën Kriminale Ndërkombëtare përfshirë edhe gjykatat hibride dhe ato kombëtare që kanë për detyrë ndjekjen e personave të akuzuar për gjenocid dhe krime lufte kundër njerëzimit.

Exit mobile version