Site icon Telegrafi

Thaçi takohet me ndihmës-sekretarin amerikan, konfirmon përkushtimin për arritjen e marrëveshjes përfundimtare të njohjes me Serbinë

Presidenti i vendit, Hashim Thaçi, gjatë qëndrimit të tij në Gjermani ku po merr pjesë në Konferencën për Siguri në Munih, ka takuar ndihmës sekretarin amerikan të Shtetit për çështje të Evropës dhe Euroazisë, Philip Reeker.

Presidenti Thaçi ka shkruar në Twitter se i ka konfirmuar ushtruesit të detyrës së ndihmës-sekretarit amerikan të Shtetit Reeker përkushtimin e Kosovës për të arritur marrëveshjen përfundimtare me Serbinë.

“Një diskutim i shkëlqyeshëm me ushtruesin e detyrës së ndihmës-sekretarit amerikan të Shtetit, Phil Reeker sot në Mynih. E falenderova atë për përkrahjen e ShBA-së për Kosovën dhe i konfirmova përkushtimin tonë për të arritur një marrëveshje përfundimtare të njohjes me Serbinë. Dialogu është rruga e vetme për të siguruar paqe të qëndrueshme dhe stabilitet në rajon”, ka shkruar Thaçi në Twitter. /Telegrafi/

Exit mobile version