Lideri i PDSH-së, Menduh Thaçi, ka deklaruar se bashkimi i opozitës duhej të ndodhte në këto zgjedhje për ta mundur BDI-në, përcjell Telegrafi Maqedoni.
I ftuar në emisionin ”Zig-Zag” në Tv Art, Thaçi ka deklaruar:
“Nuk u kap mbështetja ime nga ata që fituan më tepër vota tek opozita, në këtë rast Lëvizja Besa. Një iniciativë e tillë do të konstatohej se populli ia mori legjitimitetin BDI-së. Dhe, tani do kemi periudhën e ndëshkimit të këtyre opozitarëve në ciklet e ardhshme zgjedhore.”
Thaçi konsideron se ndërkombëtarët nuk janë të intersuar që të zgjidhet kriza politike në Maqedoni, duke vlerësuar si të rëndësishëm pozicionin e LSDM-së.
“Nuk shoh interes të bashkësisë ndërkombëtare për ta zgjidh këtë situatë. VMRO-së i konvenojnë zgjedhjet e parakohshme, ndërsa mendoj se edhe LSDM është aktor i rëndësishëm”, ka thënë Thaçi./Telegrafi/