Presidenti i vendit Hashim Thaçj ka komentuar lirimin nga burgu të ish komandantit të UÇK-së, Sylejman Selimi.
Thaçi duke e quajtur Selimin hero të gjallë, ka thënë se me të në liri, Kosova është më e mirë dhe më e sigurt.
“Me heroin e gjallë, gjeneralin Sylejman Selimi në liri, Kosova është më e mirë dhe më e sigurt”, ka shkruar Thaçi.
Ndryshe, ish-komandanti i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK), Sylejman Selimi është liruar me kusht. /Telegrafi/