Site icon Telegrafi

Thaçi (s)refuzohet nga opozita (Video)

Deklarimeve të presidentit në ardhje Hashim Thaçit se do t’i ftojë ne një takim partitë politike për të dialoguar, i është përgjigjur Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës.

Kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj ka thënë se nuk pranon të shkojë në takim me ftesë të Hashim Thaçit. Të njëjtin qëndrim e ka edhe Lëvizja Vetëvendosje, raporton TribunaChannel

Ata thonë se do të bojkotojnë takimet e inicuar nga Hashim Thaçi.

E, Nisma për Kosovën ende nuk kanë marrë qëndrim, përderisa  nga Vetëvendosje nuk kanë dashur të përgjigjen në lidhje më këtë çështje.

Exit mobile version