Site icon Telegrafi

Thaçi sonte i drejtohet qytetarëve, do të flasë për zhvillimet e fundit

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka paralajmëruar se sonte në orën 20:00, do t’i drejtohet qytetarëve me një mesazh për zhvillimet e fundit në vend.

Thaçi këtë njoftim e ka bërë në faqen e tij në Facebook.

“Miq të dashur, sonte, në orën 20:00, i drejtohem qytetarëve me një mesazh për të gjitha zhvillimet politike, ekonomike dhe të sigurisë në Kosovë”, ka shkruar ai në Facebook.

Exit mobile version