Telegrafi

Thaçi: S’ka marrëveshje, do të respektohet vullneti i popullit

Thaçi ka konstatuar se Prishtina dhe Beogradi nuk mund të arrijnë kompromis rreth statusit dhe ka paralajmëruar se “Kosova do të jetë shtet i pavarur e cila do të garantojë paqe dhe stabilitet” dhe se “nuk do të ketë luftë dhe vrasje”.

Pas takimit shumë orësh më delegacionin e Beogradit dhe me Treshen ndërmjetësuese të Grupit të Kontaktit, Thaçi ka thënë se pozicionet e Prishtinës dhe Beogradit, janë “diametralisht kundërthënëse” dhe ka shtuar se Ekipi i Prishtinës “do ta respektojë vullnetin e popullit të Kosovës”.