Telegrafi

Thaçi shtron iftar për Bashkësinë Islame të Kosovës

Për nder të muajit të Ramazanit, presidenti i Kosovës,  Hashim Thaçi sonte ka shtruar iftar për kryesinë e Bashkësisë Islame të Kosovës.

Në një status në llogarinë e tij në Facebook, Thaçi ka uruar besimtarët mysliman për pranim të agjërimit.

“Iftar i shtruar për nder të Kryesisë së Bashkësisë Islame të Kosovës. Zoti ua pranoftë lutjet dhe agjërimin!”, ka shkruar në Facebook, Hashim Thaçi./Telegrafi/