Telegrafi

Thaçi: Shqiptarët kanë të drejtë historike për tu bashkuar (Video)

Analisti, Jusuf Thaçi ka thënë se shqiptarët kanë të drejtë historike për tu bashkuar.

Ai në “Debat D Plus” në RTV Dukagjini ka theksuar se nuk ka ndonjë arsye për mos ndodhjen e bashkimit në mes Kosovës dhe Shqipërisë.

“Unë me bashkim kombëtar kuptoj bashkimin e katër vilajeteve që nga koha e Sami Frashërit. Nuk besoj që nuk mund të gjendet ndonjë arsye racionale se përse nuk duhet të ndodhë bashkimi i Kosovës me Shqipërinë”, ka thënë Thaçi.

Ai ka thënë se gjithçka është pro bashkimit të dy shteteve. /Telegrafi/