Site icon Telegrafi

Thaçi shpreh ngushëllime për vdekjen e Demaçit: Do ta kemi si zë ndërgjegjeje popullore

Pas ndarjes nga jeta të veprimtarit Adem Demaçi, presidenti Hashim Thaçi ka shprehur ngushëllimet e tij, duke thënë se Baca Adem tërë jetën ia kushtoi Kosovës.

Thaçi ka thënë se është shumë e vështirë të pranojmë që simboli ynë i rezitencës nuk është më në mesin tonë.

” Është shumë e vështirë ta pranojmë që simboli ynë i rezistencës, baca Adem, ka ndërruar jetë. Ishte gjithmonë i pathyeshëm dhe i papërkulur përballë çdo sfide. Baca Adem tërë jetën ia kushtoi Kosovës dhe ne gjithmonë do ta kujtojnë si udhërrëfyes dhe do ta kemi si zë ndërgjegjeje popullore. I lehtë i qoftë dheu i Kosovës!”, ka shkruar Thaçi. /Telegrafi/

Exit mobile version