Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, i ka shprehur ngushëllime familjes shaqiri për vdekjen e doktor Gazmend Shaqirit.
Thaçi në një postim në llogarinë e tij në Facebook ka shkruar se doktor Gazmendi me kontributin e tij në shëndetësi, por edhe me angazhimet e tij të përgjithshme në shoqëri, ka treguar çfarë është të jesh profesionist.
“Ngushëllime familjes Shaqiri dhe kolegëve e miqve për vdekjen e doktor Gazmendit. Shteti, shoqëria, ndërtohen kur secili prej nesh bën më të mirën në profesionin e vet. Doktor Gazmendi me kontributin e tij në shëndetësi, por edhe me angazhimet e tij të përgjithshme në shoqëri, ka treguar çfarë është të jesh profesionist”, ka shkruar Thaçi në Facebook./Telegrafi/