Telegrafi

Thaçi: Shpejt pas 10 dhjetorit, Kosova e pavarur

Por Thaçi, i cili duket të jetë kandidati për kryeministër pas fitores së partisë që drejton në zgjedhjet e 17 nëntorit, ka shtuar se Prishtina "nuk do bëjë asgjë pa miratimin e Shteteve të Bashkuara dhe mbështetësve evropianë”.

Duke folur për programin qeverisës së partisë së tij Thaçi nënvizoi se "programi i qeverisë, ekonomia dhe zhvillimi duhet të jenë në të mirë të gjithë kosovarëve, jo vetëm të shqiptarëve. Kosova duhet të jetë vend i gjithë qytetarëve të saj". /REL/