Site icon Telegrafi

Thaçi: Shfuqizimi i Gjykatës Speciale në dorën e deputetëve (Video)

Presidenti i vendit, Hashim Thaçi, nuk ka komentuar raportin e Departamentit Amerikan të Shtetit, ku u tha se Shtetet e Bashkuara janë thellësisht të shqetësuara nga përpjekjet aktuale në Kuvendin e Kosovës për shfuqizimin e legjislacionit për Dhomat e Specializuara.

Por Thaçi tha se si president i vendit do të kryej obligimin kushtetues për këtë çështje, duke shtuar se kërkesa për shfuqizimin e Gjykatës Speciale është plotësisht ligjore.

“Unë nuk jam kryetar i asnjë partie politike jam president i vendit dhe punoj në interes të shtetit, punoj në interes të të gjithë qytetarëve pa dallim etnik, ideologjik apo krahinor. Unë as nuk iu lë diçka në dorë deputetëve por as nuk iu marrë nga dora deputetëve, ata janë të zot të vetvetes, janë të zgjedhur e populli, iniciativa është plotësisht kushtetuese, ligjore dhe procedularisht e rregullt, si presidenti i vendit do të kryej obligimin tim kushtetues”, tha ai.

Ndërsa Departamenti i Shtetit dhe Ambasada amerikane në Prishtinë përmes dy kumtesave u kërkuan liderëve kosovarë që të mos shfuqizojnë ligjin për specialen, pasi kështu do të dëmtojnë raportet me SHBA-në.

Para dy javësh Kryesia e Kuvendit dështoi të caktojë seancë të Kuvendit për të diskutuar rreth nismës së deputetëve për shfuqizimin e Ligjit për Dhomat e Specializuara.

Exit mobile version