Telegrafi

Thaçi: Shërbyesit publikë, rol jetik në shoqërinë tonë

Zëvendëskryeministri i Kosovës Hashim Thaçi ka shprehur mirënjohjen për angazhimin e të gjithë shërbyesve publikë për forcimin e një administrate publike profesionale dhe efikase.

Ai në profilin e tij në Facebook ka shkruar se shërbyesit publikë kanë rol jetik në shoqërinë tonë.

“Me punën e tyre të drejtë dhe transparente ata ofrojnë shërbime cilësore në të mirë të të gjithë qytetarëve të Kosovës. Në Ditën Ndërkombëtare të Shërbimit Publik, shpreh mirënjohjen time për angazhimin e të gjithë shërbyesve publikë për forcimin e një administrate publike profesionale dhe efikase, ndërsa ne mbetemi të përkushtuar për avancimin e procesit të reformës së administratës publike”, ka shkruar Thaçi në Facebook. /Telegrafi/