Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka deklaruar se gjatë takimeve që ka zhvilluar me zyrtarë të lartë amerikan në New York i është konfirmuar se Shtetet e Bashkuara përkrahin edhe përfshirjen e korrigjimit të kufijve në marrëveshjen përfundimtare me Serbinë, në rast se ajo arrihet.
Thaçi ka thënë se një marrëveshje Kosovë-Serbi do të përmbyllë njëherë e përgjithmonë çështjen dhe problemin e urrejtjen mes dy vendeve.
“SHBA konfirmuan qartë dhe zyrtarisht që mbështesin edhe angazhimin që e kemi deklaruar se në rast të arritjes së marrëveshjes përfundimtare Kosovë -Serbi, që nënkupton njohjen reciproke, mund të përfshihet edhe demarkimi i kufirit apo korrigjimi i lehtë i kufijve në mes shtetit të Kosovës dhe Serbisë”, ka deklaruar Thaçi, duke thënë se kjo do të përmbyllë njëherë e përgjithmonë çështjen dhe problemin e urrejtjen mes dy vendeve. /RTV21/