Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka thënë se është i tronditur nga deklaratat fyese që vijnë nga zyrtarët e Beogradit, të cilët po e mohojnë masakrën e Reçakut.
Ai, nëpërmjet një shkrimi në Twitter, ka thënë se Serbia duke e mohuar masakrën e Reçakut dhe të tjerat nuk po jep sinjal për pajtim.
“Të tronditur nga deklaratat fyese që vijnë nga zyrtarët në Beograd, duke mohuar në këtë kohë, masakrat e njerëzve të pafajshëm të kryera nga forcat qeveritare serbe në vitet 98-99”, ka shkruar Thaçi në Twitter, transmeton Telegrafi.
Shkrimi i plotë:
“Të tronditur nga deklaratat fyese që vijnë nga zyrtarët në Beograd, duke mohuar në këtë kohë, masakrat e njerëzve të pafajshëm të kryera nga forcat qeveritare serbe në vitet 98-99. Duke mohuar Reçakun dhe qindra masakra tjera është thellësisht shqetësuese dhe nuk jep një sinjal për pajtim”./Telegrafi./