Thaçi, e quajti vitin 2008, vit të perspektivës së re për rajonin. Ai tha se shpallja e pavarësisë së Kosovës dhe njohja e saj nga vendet më të fuqishme të botës por edhe nga vendet fqinjë ka hapur një mundësi të re për bashkëpunim rajonal që është kusht për perspektivën evropiane të shteteve.
“Ne presim që këto ditë të përmbyllet përfundimisht edhe çështja e demarkacionit e pastaj do të procedojmë me aspektet protokollare për marrëdhëniet diplomatike. Çdo gjë është duke shkuar mirë dhe ka vullnet dhe bashkëpunim shumë të mirë për këtë çështje por ka edhe përgjegjësi shtetërore të dyanshme“, tha Thaçi.
Ai nuk deshi të përgjigjej rreth implementimit të marrëveshjes së Ohrit pasi siç tha ai shqiptarët në Maqedoni i kanë të zgjedhurit të tyre legjitim që i mbrojnë interesat shqiptare. Ndërkohë kryetari i partisë, Demokracia e re, Imer Selmani e quajti vitin 2008 si vit të shqiptarëve për faktin se Kosova e ka shpallur pavarësinë, ndërsa Shqipëria e ka marrë ftesën për anëtarësim në NATO. /rtk/telegrafi/