Telegrafi

Thaçi: Robert Elsie, një nga mendjet më të ndritura albanologjike

Presidenti i vendit, Hashim Thaçi ka thënë se me keqardhje ka marrë lajmin për vdekjen e albanologut të njohur kanadez, Robert Elsie.

Ai në një postim në rrjetin social Facebook shkruan se është shuar një nga mendjet më të ndritura albanologjike.

“Me keqardhje mora lajmin për vdekjen e albanologut të njohur kanadez, Robert Elsiet. U shua një nga mendjet më të ndritura albanologjike. Robert Elsie ka lënë një trashëgimi të pasur si historian i letërsisë. Ai, me shumë studime dhe libra, e afirmoi kulturën dhe letërsinë shqipe në përmasa botërore.”, shkruan Thaçi në Facebook.