Presidenti i vendit, Hashim Thaçi, ka thënë se ribashkimi i Gjermanisë 30 vjet më parë vendosi themelet e Evropës së bashkuar.
“Kosova me krenari ndan vlerat e unitetit, lirisë dhe demokracisë me aleatët e saj evropianë dhe mbetet e përkushtuar për kultivimin e mëtejmë të këtyre vlerave në funksion të garantimit të paqes, stabilitetit dhe prosperitetit për çdo qytetar.
Herzlichen Glückëunsch Deutschland!”, ka shkruar Thaçi në rrjetin social Facebook./Telegraf/